polpetta

Qofte me ton peshku dhe ricotta

Posted on by admin in

Qoftet e tonit me gjizë (ricotta) janë një recetë shumë e shijshme, ajo mund të shërbehet e nxehtë, si antipastë ose si pjatë e dytë…..pra të mundëson një varietet për të ngrënë tonin e peshkut i cili është një ingredient që mund të përdoret për në darkë dhe që s’duhet të mungojë asnjëherë në shtëpi. Skuqja e pjesës së sipërme të qoftes i jep asaj butësinë në brendësi, toni shkrihet në mënyrë të përsosur me gjizën (ricotta). Zbuloni si të përgatisni këto qofte të shijshme të cilat sapo ti shtroni në tavolinë do mbarojnë tak fak.

Vështirësia: E lehtë

Koha e përgatitjes: 20 min

Koha e gatimit: 10 min

Doza për: 20 copë

Kosto: E ulët

                                                                                                  650 kalori për porcion

Ingredientët për rreth 20 qofte   

  • Ton peshku me vaj ulliri— 230 g
  • Acuke të filetuara në vaj ulliri—- 20 g
  • Peksimadh (thërrime buke) —- 50 g
  • Vezë mesatare — 2 copë
  • Kripë – sipas dëshirës
  • Gjizë (ricotta) nga qumështi i freskët i lopës—- 200 g
  • Kaperi në kripë — 20 g
  • Majdanoz i grirë — 8 g
  • Parmixhano — 8 g
  • Piper i zi sipas dëshirës
  • Për procesin e skuqjes
  • Peksimadh (thërrime buke)—40 g
  • Vaj kikiriku për shije — sipas dëshirës

Përgatitja
Si ti përgatisni qoftet me peshk ton dhe gjizë (ricotta)

Për përgatitjen e kësaj recete fillojmë me përgatitjen e brumit. Bashkoni një tas me gjizë (1) dhe parmixhano, tonin e peshkut të copëzuar(2) dhe acuket (3).

Shtoni kaperat (të shpëlarë më parë), majdanozin e copëtuar si dhe thërrimet e bukës (4). Më pas hedhim vezët e rrahura lehtë (5) dhe më pas filloni të përzjeni masën me një pirun (6).

Përzjeni të gjithë ingredientët sëbashku, shtoni kripën dhe piperin dhe përfundoni se punuari brumin me duar derisa masa të bëhet kompakte dhe homogjene (7). Nëse brumi do jetë shumë i butë mund ti shtoni akoma pak djathë në rast të kundërt mund ta zbusni duke i shtuar qumësht (8). Në këtë pikë lagni duart me ujë dhe merrni porcione të vogla me nga 30 gram prej brumit të punuar dhe jepini një formë të rrumbullakët paksa të rrafshët (9).

Pasi ti keni bërë qoftet në formë rrumbullake (10) kalojini në paksimadh (11) dhe nxehni vajin e kikirikut në një temperaturë prej 180 gradësh (12). Skuqni 2-3 qofte në rradhë.

Mjaftojnë vetëm disa minuta që ato të marrin ngjyrën e duhur (13). Kur qoftet të marrin ngjyrën e duhur vendosini mbi një pecetë që të thithin vajin e tepërt (14). Servirini qoftet ne rikotë dhe ton peshku akoma të ngrohta (15).

Konservimi

Mund të ngrini qoftet të pabëra dhe mund ti skuqni ato kur të doni. Mjaft që ti ruani në frigorifer dhe të rezervuara mirë për maksimumin 1-2 ditë.

Këshilla

Mund të shoqëroni qoftet me një sallatë ose karrota me acceto balsamico. Nëse nuk i doni të skuqura mund ti gatuani edhe në furrë në 200 gradë për 15 minuta.