Muffin me copa cokollate
Kuzhina angleze dhe amerikane kanë jo pak receta tipike që me kohën janë bërë të njohura në të gjithë botën me shijen e tyre të parezistueshme. Po flasim për muffin me shije cokollate. Muffin mund të bëhen të personalizuara por më tepër preferohet me cokollatë.
Vështirësia: E lehtë
Koha e përgatitjes: 15 min
Koha e gatimit: 20 min
Doza për: 12 copë
Kosto: E ulët
271 kalori për porcion
Ingredientët për 12 muffin
- Gjalpë i shkrirë në temperaturën e ambientit – 125g
- Sheqer – 135g
- Vezë (rreth 2) ruajtur në temperaturën e ambientit – 110g
- Vanilje – 1
- Kripë – vetëm pak fare
- Miell 0 – 265g
- Qumësht i ruajtur në temperaturën e ambientit – 135g
- Kokrra të cokollatës fondente – 100g
- Sodë buke – 1 lugë
- Pluhur pjekjeje për ëmbëlsira – 10g
Përgatitja

Për të përgatitur muffin me copa cokollate duhet të punoni me rrahësen elektrike të gjalpit, paraprakisht lërëni të zbutet në një enë në temperaturën e ambientit për rreth një orë, me një sheqer (1), rriheni masën derisa të merrni një masë kremoze (2). Më pas shkopin e vaniljes cajeni dhe merrni farat Brenda (3) në rastin kur nuk gjeni vanilje të tillë mund ta përgatisni me vanilje normale.

Bashkojini farat e vaniljes me masën e gjalpit dhe sheqerit (4). Ndërkohë që rrihni masën hidhni vezet të cilat duhet të jenë të ruajtura temperaturën e ambientit, një e nga një (5) në këtë mënyrë mos të ulet kremi (6).

Tani hidhni miellin por së pari duhet situr (7), hedhim pluhurin pjekës (8) dhe sodën e bukës (9) direkte në enën me masën që kemi përgatitur.

Shtoni dhe pak kripë dhe vazhdoni sërisht me rrahësen në mënyrë që të lidhen elementët sa më mirë (10). Do vini re që masa do bëhet e qëndrueshme dhe pas kësaj do shtoni qumështin që është mbajtur në temperaturën e e ambientit (11). Në këtë pikë masa do jetë e butë dhe kompakte (12).

Bashkoni 80 gram të copave të cokollatës (13) dhe përzijeni me një spatula për tu shpërndarë copat sa më mirë. Më pas transferoni përzierjen në një qese të disponueshme pa grykë (14) në këtë mënyrë ju mund të kryeni një punë më të pastër përndryshe përdorni edhe një lugë. Vendosni gotat e letrës në një enë për pjekje të muffin dhe mbushini ato 2/3, duke lënë më pak se një inç nga sipërfaqja (15). Secili nga muffin duhet të peshojë afërsisht 70 gram.

Pasi ti keni vendosur në enën e mufins hidhni 20 gram të mbetura të çokollatës (16) mbi gota dhe piqini në furrë. E mira është që të jetë ngrohur më parë në 180 ° dhe për 18-20 minuta në gjendje statike (përndryshe në 160 ° për 13-15 minuta nëse furra është me ventilim) (17). Në këtë pikë, muffins tuaj me copa çokollate janë gati për tu shijuar (18).
Konservimi
Muffin me copa cokollate ruhet për 2-3 ditë në një enë xhami. Nëse doni mund ta ngrini dhe më pas ti lëni të shkrijnë, futini në furrë para se ti servirni.
Këshilla
Në vend të copëzave të cokollatës sipër mund të vendosni dhe shirit cokollate. Është thelbësore që ingredientët të jenë të freskët si dhe qumështi, veza dhe gjalpi të jenë gjithëmonë të ruajtura në temperaturën e ambientit.