kofsha pule te pjekura

Kofsha pule të pjekura në furrë

Posted on by admin in

Një nga recetat shumë të shijshme të kuzhinës shqiptare janë dhe kofshat e pulës në furrë, janë vërtet shumë të lehta për tu përgatitur madje dhe për ata persona të cilët nuk janë ekspertë në kuzhinë do marrin një rezultat mjaft të mirë. Kofshët e pulës janë pjesa më e preferuar e shumicës. Duke e gatuar me përbërësit e duhur dhe duke repektuar minutazhin e gatimit rezultati do jetë…mish i butë nga brenda dhe një sipërfaqe të jashtme kërce që shkon mjaft me pamjen e patateve të pjekura. Realizoni dhe ju këtë menu kaq të shijshme e cila shijohet në cdo stinë të vitit.

Vështirësia: E lehtë
Përgatitja: 20 min
Koha e gatimit: 80 min
Doza për: 2 persona
Kosto: E ulët

340 kalori për porcion

Ingredientët

  • Kofshë pule – (4 kofsha) 430g
  • Kripë – sipas dëshirës
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër – 50gTrumzë – 3 fijePatate – 500g
  • Piper i zi – sipas dëshirës
  • Rozmarinë – 3 fije
  • Spec djegës pikant – 2 lugë

Përgatitja

Për të përgatitur kofshët e pulës në furrë filloni me pastrimin e puplave, ato të voglat që kanë ngelur nëpër lëkurë. Bëjeni këtë duke përdorur një pincetë (1). Pas kësaj me një flakadan digjni lëkurën në mënyrë që të qërohet lehtë (2), më pas lajini me ujë të rrjedhshëm dhe vendosini në një pjatancë për pjekje aty do i përzieni kofshat me piper dhe 30 gram vaj ulliri.

Lini mënjanë kofshët e pulës dhe filloni të qëroni patatet (4), më pas prijini për së gjati (5) dhe vendosini në një letër pergamene të cilat janë posacërisht për gatim (6).

Përziejini me kripë, piper dhe vajin e ullirit të mbetur (7), më pas shtoni dhe kofshat e pulës (8) dhe përziejini të gjitha bashkë me trumzën dhe rosmarinën (9).

Sëfundmi shtoni dhe piperin e kuq (10), duke e shpërndarë sipër patateve dhe kofshëve (11). Gatuajini në furrë me temperaturë 180 gradë për 80 minuta, duke i kthyer edhe nga ana që sjanë pjekur. Pasi të kenë marrë ngjyrën e duhur (12) dhe servirini.

Konservimi

Kofshat e pulës mund të ruhen në frigorifer për një ditë maksimumi. Këshillohet ngrirja.

Këshillë

Shtoni erëza aromatizuese gjithashtu shtoni dhe perime të sezonit.