spring rolls

Spring rolls

Posted on by admin in No Comments

Spring rolls janë një antipastë kineze shumë e njohur në vendet e perëndimit. Bëhet fjalë për roletë e brumit të mbushura me perime dhe mish, këto të fundit shijohen sëbashku me salcën e sojës. Spring rolls konsumoheshin në Kinë për festat e Vitit të Ri kinez pra rastiste me mbërritjen e pranverës.

Ekzistojnë disa versione të spring rolls të cilat mund të përgatiten me mbushje perimesh dhe mish derri ose me karkaleca. Për të përgatitur mbështjelljen e spring rolls mund të përdorni fletë brumi, fletë letre orizi të përshtatshme për mbështjelljen ose provoni këtë version që do të japë një rezultat shumë të ngjashëm me spring rolls tradicionale!

Vështirësia: Mesatare

Përgatitja: 40 min

Koha e gatimit: 4 persona

Kosto: E ulët

977 kalori për porcion

Ingredientët

  • Mish derri në feta – 150g
  • Presh i freskët – 2 copë
  • Lakër – 90g
  • Selino – 1 degë
  • Filiza soje – 100g
  • Karrotë – 1 copë
  • Vaj nga farat e kikirikut – 1 lugë
  • Salcë soje – 2 lugë

Për skuqje:

  • Vaj nga farat e kikirikut – sipas dëshirës

Për të përgatitur spring rolls filloni me përgatitjen e brumit, merrni miellin dhe majanë e bukës dhe kalojini në sitë (1), shtoni kripën dhe hidhini ujë derisa të bëhet një masë pa kokrra (2). Lëreni brumin për të paktën gjysëm ore. Ndërkohë dedikohuni për përgatitjen e mbushjes: lani selinonë dhe prijeni në fije të holla dhe të gjata me rreth 6 cm (3).

Bëni të njëjtën gjë dhe për preshin (4) karrotën (5) dhe lakrën (6)

Sëfundi, prisni mishin e derrit në kuba shumë të vegjël (7). Në një tigan ngrohni një lugë vaj kikiriku, shtoni dhe mishin e derrit dhe lëreni për disa minuta, më pas shtoni dhe karrotat, selinonë dhe preshin (8). Shtoni dhe salsën e sojës (9) dhe gatuajeni dhe për disa minuta derisa perimet të bëhen mjaftueshëm krokante.

Më pas shtoni farat e sojës (10) dhe lakrën (11), të cilat duhet të qëndrojnë në zjarr vetëm për disa sekonda; lëreni mbushjen të ftohet. Ngrohni një tigan pa ngjitje për krepat, lyejeni me pak vaj kikiriku dhe me pak gjalpë, të cilën do ta keni ngrohur përpara se ta përdorni. Kështu që përgatisni krepat sa më të hollë dhe me diametër rreth 18 cm, krepat do të jenë pothuajse transparentë (12).

Pasi të keni mbaruar me përgatitjen e krepave filloni me roletë. Vendosni mbushjen e përgatitur në gjysmën e petës për cdo krep (13), mbuloni me petën mbushjen (14), palosni anët majtas dhe djathtas drejt qëndrës (15) dhe filloni ta rrotulloni.

Merrni një enë ku të keni përzierë ujë me miell (1 luge + 1 lugë) dhe merrni një penel që të lyeni pjesen e sipërme për të ngjitur petën (16).  Procedoni në këtë mënyrë derisa të përfundojnë krepat dhe mbushja (17). Merrni një tenxhere dhe nxehni vajin e kikirikut në 180 gradë. Skuqni roletë nga të dyja anët. Pasi të kenë marrë ngjyrën që duhet vendosini në një letër për të thither vajin (18). Servirini spring rolls të nxehta me salcën e sojës ose me salë të ëmbël pikante.

Konservimi

Këshillohet që të hahen në moment. Por edhe nëse i lini për ta konsumuar më vonë sigurohuni që ta ruani në frigorifer për një ditë maksimumi.

Këshillë

Provoni dhe variantet e tjera të spring rolls me karkaleca ose versionin vetem me perime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *