Qofte me pure patate dhe ton peshku
Të vogla, të rrumbullakta, të shijshme vetëm duke i parë, qoftet na pëlqejnë në të gjitha variantet e gatimit. Ato të peshkut janë perfekte për të ngacmuar oreksin nëpër darka apo tema që kanë tema “detare” si psh linguini ose rizoto me fruta deti. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur, të buta nga brenda dhe kërce nga jashtë, qoftet me ton peshku dhe patate të shërbyera të ngrohta janë mjaft të shijshme.Përgatisni këtë recetë për një festë ose për miqtë tuaj dhe ata do të mbeten vërtet shumë të kënaqur.
Vështirësia: E lehtë
Koha e përgatitjes: 25 min
Koha e gatimit: 45 min
Doza për: 15 copë
Ingredientët për 15 qofte 205 kalori për porcion
- Ton peshku — 112g
- Trumzë — sipas dëshirës
- Kripë — sipas dëshirës
- Lëkurë limoni — 1 copë
- Patate — 650g
- Piper të zi — sipas dëshirës
- Vezë — 2 copë
- Peksimadh (thërrime buke) — 150g
- Vaj farash — sipas dëshirës
Pregatitja

Për të përgatitur qoftet me pure patatesh dhe ton peshku si fillim duhet të leni në ujë të ngroht ë patatet (1) për rreth 40 minuta (2). Koha e lënies në ujë varet nga madhësia e patates, për të verifikuar që janë zbutur provoni ti shponi me një pirun. Nëse piruni hyn lehtësisht do të thotë që janë gati për tu gatuar. Në këtë pikë kullojini dhe hiqjani lëkurën. Më pas bëjeni pure (3).

Lërini të ftohen dhe ndërkohë përgatisni trumzën (4). Sapo pureja të jetë ftohur shtoni tonin e peshkut dhe trumzen aromatike (5) dhe shtoni kripën sipas dëshirës.

Dhe piperin (7). Grini lëkurën e limonit (8) dhe përzjeni masën me një pirun (9) derisa të merrni një masë uniformë.

Në këtë pikë përgatisni qoftet me nga 25 gram secilën (10) më pas lyejini me vezën e rrahur (11) dhe më pas me thërrimet e bukës (12). Ndërkohë që përgatisni qoftet nxehni vajin në një tigan derisa të arrijë temperaturën 170 gradë (këtë mund ta masni me një termometër kuzhine).

Sapo të jetë nxehur mjaftueshëm skuqni nga disa copë në të njëjtën kohë (13). Skuqini për rreth 3 min dhe më pas vendosni mbi një pecetë që ti hiqni vajin e tepërt (14). Përfundoni së skuquri qoftet dhe servirini ato të ngrohta (15).
Konservimi
Këshillohet konsumimi i qofteve me pure patate dhe ton peshku sapo të jenë gatuar. Nëse dëshironi ti ruani mund ti fusni në frigorifer për ndonjë orë. Këshillohet ngrirja.
Këshilla
Përgatisni një salcë të freskët ose kos si shoqëruese për qoftet tuaja.