sup

Supë me perime

Posted on by admin in

Nëse dëshironi të hani shëndetshëm atëherë një nga recetat adekuate për të është pikërisht supa me perime. Kjo supë mund të hahet e ftohtë gjatë verës dhe e ngrohtë gjatë dimrit, ndryshon dhe shijen, ngjyrën sipas perimeve të stinës. Ne do ju tregojmë sit ë përgatisni supën për sezonin e ftohtë ose pranveror. Kjo supë do ju ngrohë ndërkohë që jashtë koha është e freskët. Përgatisni perimet në kuzhinën tuaj pasi sot do ju japim recetën për këtë supë.

Vështirësia: E lehtë

Koha e përgatitjes: 30 min

Koha e gatimit: 50 min

Doza për: 8 persona

Kosto: Mesatare

                                             212 kalori për porcion

Ingredientët

  • Karrota – 80g
  • Kungull i njomë i bardhë – 150g
  • Kripë – sipas dëshirës
  • Selino – 60g
  • Fasule – 200g
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër – 50g
  • Lulelakër e pastruar – 300g
  • Rozmarinë – 1 degë
  • Ujë – sipas dëshirës
  • Qepë të kuqe – 80g
  • Patate – 80g
  • Piper i zi – sipas dëshirës
  • Domate – 350g
  • Kungulleshkë e pastruar – 250g
  • Presh 150g
  • Bizele – 200g
  • Dafinë – 2 gjethe

Shtoni dhe vaj ulliri sipas dëshirës nëse duhet më tepër.

Përgatitja

Për të përgatitur supën me perime filloni të lani dhe të thani perimet. Më pas merrni kungullin dhe qërojini lëkurën (1). Më pas eleminoni farat si dhe fijet me një lugë (2). Prejini në formë për së gjati dhe së fundmi në kubikë të vegjël me nga 1 cm (3).

Pastroni kungulleshkën dhe prijeni në feta (4) dhe më pas në kubikë të vegjël (5). Pas kësaj qëroni fasulet (6),

merrni lulelakrën prijeni në gjysëm, hiqini pjesën e kërcellit kryesor dhe prini lulet në pjesëza të vogla (7); qëroni preshin nga fletët e jashtme të cilat janë jeshile dhe prijini në formë rrumbullake (8). Merrni pataten dhe qërojeni (9), prejeni në feta jo shumë të holla,

më pas prejini në kuba (10). Vazhdoni me domatet: hiqni bishtin dhe prejini në feta të holla (11). Më pas prijini dhe domatet në formë kubi (12).

Në fund përgatisni përbërësit për salcën: copëtoni imët qepën (13). Qëroni karrotën nga lëkura, dhe prejini në feta të holla të gjata (14) dhe ato në kuba të vegjël (15).

Prini edhe selinonë në kubikë të vegjël (16). Për të përfunduar, lidhni degëzat e rozmarinës për ti dhënë aromë (17). Tani që të gjitha janë gati mund të fillojmë me gatimin e supës. Merrni një tenxhere dhe hidhni vajin e ullirit, lëreni të ngrohet (18),  

përzieni karrotat, selinonë, qepën dhe preshin (19) dhe lërini të skuqen për një 10 minutsh. Ndërkohë që perimet kanë marrë një ngjyrë të lehtë hidhni rozmarinën të kapur me fije (20) shtoni dhe fasulet (21).

Mbulojini me ujë deri në një gisht sipër masës me perime (22). Rrisni temperaturën e sobës dhe lërini të gatuhen për dy minuta. Shtoni kungullin (23) dhe përsërisni procedurën disa herë, shtoni ujë derisa të mbuloni perimet me një gisht (24) dhe lërini të gatuhen sërisht.

Të njëjtën gjë bëni me patatet (25-26) dhe sëfundmi lulelakrën (27).

Shtoni ujin (28), vendosni kapakun (29) dhe gatuajeni për 25 minuta. Sapo të kalojnë 25 min shtoni dhe kungulleshkat (30).

bizelet (31) dhe domatet (32), shtoni ujë nëse është e nevojshme si dhe rregulloni kripën dhe piperin (33) dhe gatuajeni dhe për 2-3 minuta të tjera.

Hiqni rozmarinën (34). Supa është gati (35), servireni me pak vaj ulliri si dhe mbi tavolinë duhet të jetë dhe piperi nëse dikush dëshiron ti hedhë më tepër (36).