makarona me ton dhe limon

Makarona flutur me ton dhe limon

Posted on by admin in

Makarona me ton është receta e përsosur për një darkë të shpejtë dhe të shijshme. Studentët, burra beqarë por edhe nëna të cilat janë shumë të zëna me punë kanë gjithmonë të ruajtur një ton për raste të tilla! Sot duam t’ju tregojmë se si të bëni një nga pjatat më të thjeshta  … thjesht shtoni pak lëkurë limoni të grirë dhe pak lëng për t’i dhënë pjatës një shije unike dhe delikate. Gatuani dhe ju makaronat me ton dhe limon, në pak momente ju do të merrni një pjatë të përsosur për ta shërbyer si të nxehtë ashtu edhe të ftohtë!

Vështirësia: Shumë e lehtë

Përgatitja: 15 min

Koha e gatimit: 15 min

Doza për: 4 persona

Kosto: E ulët

457 kalori për porcion

Ingredientët

  • Makarona flutura – 320g
  • Lëkurë limoni – 1 copë
  • Spec i freskët – 1 copë
  • Piper i zi – sipas dëshirës
  • Lëng limoni – 25g
  • Kripë – sipas dëshirës
  • Hudhër – 30g

Për të përgatitur këto makarona si fillim nxjerrim tonin e peshkut nga vaji i konservuar (1). Ndërkohë vendosni në zjarr një tigan me ujë të kripur ku më pas do shtoni makaronat kur uji të ketë vluar. Gjatë kësaj kohe merrni një limon lajeni, thajeni dhe grini lëkurën (2) dhe ndajeni në pjesë. Merrni lëngun derisa të bëhet 25 gram lëng (3).

Preni hudhrën në feta të holla (4), vendosini për ti skuqur në një tigan të nxehur me pak vaj ulliri (5) dhe lërini në zjarr të avashtë. Shtoni një garuzhde ujë të nxehtë dhe lëreni për 5 minuta.

Preni specin hollë dhe shtojeni në tiganin ku është përgatitur pjesa tjetër (7). Shtoni dhe lëkuren e limonit (8) dhe shtoni dhe një garuzhde tjetër me ujë (9).

Bashkoni tonin e peshkut (10), ngrini temperaturën e sobës dhe shtoni lëngun e limonit (11). Vazhdoni gatimin për disa minuta dhe më pas fikni sobën. Lëreni masën e përgatitur që të shkrijnë të gjitha shijet sëbashku. Ndërkohë gatuani makaronat (12),

Pasi janë zierë makaronat futini direkte në tigan (13). Ndizeni sërisht sobën nëse doni që makaronat ti shijoni të ngrohta (14) merrni një pjatë dhe vendosni ushqimin tuaj. Gati për tu shijuar! (15)

Konservimi

Makaronat me ton dhe limon mund të konservohen për një ditë në frigorifer mbyllur një enë hermetike.

Këshillë

Shtojini makaronave tuaja trumzë të freskët ose majdanoz.