image-preloader

Mirësevini në

IBN Catering

“Një ndër kënaqësitë e jetës është ushqimi i mirë, ndaj IBN mundëson shërbim të pasur në menu dhe produkte cilësore”.

Ushqimi i IBN Catering është i pastër dhe autentik, duke ju dhënë mundësinë të personalizoni menutë e eventeve tuaja. IBN krijon menu specifike mbështetur në kërkesat tuaja, përdor ushqime të trajtuara me kujdes dhe siguron pjata të freskëta e me shije. Sado specifik të jetë eventi juaj, ne e sjellim në realitet.

Menu

Pjatat e IBN

Stafi dhe mjetet teknologjike të kuzhinës ideojnë pjata nga më të larmishmet. Shërbimi catering ofrohet për të gjitha tipologjitë e ushqimit qofshin ato me bazë mishi apo peshku. Menuja e IBN Catering është një kombinim i artit dhe shërbimit për të sjellë ushqim të shijshëm përshtatur mbi eventin&buxhetin tuaj.

Përjetoni eksperiencën e shijes me ushqim të servirur nga kuzhina jonë. Menuja është e pasur dhe gjithmonë me produkte të freskëta. Menu tradicionale, italiane apo të orientit; pjata në tavolinë apo fingerfood; antipasta të ngrohta apo të ftohta, qoftë edhe kombinim i të gjithave vijnë të servirura nga IBN Catering me përgjegjësi dhe cilësi maksimale.

Event

Catering

Shërbimi ynë katering përfshin një gamë të gjërë eventesh si përvjetor, inagurim, evente të kompanive, mbledhje, konferenca, darka pune, darka familjare, ditëlindje, festa për fëmijë etj. Shërbimi ynë i kateringut ofron menu me opsionet më të larmishme dhe kreative duke përdorur produkte cilësore, ushqyese dhe të stinës, duke i përshtatur ato në të njëjtën kohë me buxhetin tuaj.

Ne përdorim gjithmonë produkte cilësore të ruajtura në temperaturën e duhur si dhe transportin sëbashku me stafin në dispozicion. Me 27 vite eksperiencë stafi ynë është i trajnuar dhe dedikuar për mikpritjen duke ofruar një shërbim të shkëlqyer.

La creme de la creme

Today's Speciality

Oven Roasted duck with special sousage

$25.00

Klientë

Rekomandime